Zyrtare: Petar Mijoviq, trajner i ri i KB Golden Eagle Yllit

KB Golden Eagle Ylli është bërë me trajner të ri.

Bëhet fjalë për trajnerin Petar Mijoviq, i cili edhe më parë ka punuar në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë nga Ylli:

Njoftim për emërimin e trajnerit të ri.

Kemi arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Petar Mijovic.

Trajneri Mijovic me shtësi Malazeze edhe më parë ka punuar ne Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrën nga superliga e Polonisë Slask Wroclaw, në Superligen e Hungarisë Atomeromu SE si dhe në Mal të Zi tek skuadra e Buducnost me të cilën edhe ka marrë pjesë ne EuroCup si dhe ka fituar titullin e Kampionit në Mal të Zi.

Tani objektivat janë të kjarta që me trajnerin kampion të rikthehemi tek titulli kampion.

Mirë se vjen tek K.B. Golden Eagle Ylli Coach PEKO!