Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kalojnë në çerekfinale në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e dyta në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Ato kanë arritur me sukses kualifikimin në çerekfinale.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Korea e Jugut, Seyun Jang në rundin e tretë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në rundin e tretë e eliminoi bullgaren, Ivelina Ilieva me IPPON.

Në garë gjithashtu është edhe Flaka Loxha, e cila e kaloi rundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke e mposhtur xhudisten nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova.

Në çerekfinale, Loxha do të përballet me serben, Marica Perisiq.