Rama: Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.

Rama, pëmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se zgjerimi i kësaj linje u mundëson banorëve qasje më të lehtë në transport publik, raporton Zeri.info.

“Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë. Me vendimin që kam marrë, kjo linjë e autobusëve e 'Trafikut Urban' u mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, kohëve të fundit shumë qytetarë janë ankuar se autobusët e "Trafikut Urban" po vonohen dhe se nuk janë të rregullt. Ndërkaq, nga "Trafiku Urban" kanë deklaruar se fajtor për këtë është komunikacioni i dendur.