Grand Slami i Parisit: Distria e Nora i kalojnë me sukses sfidat e para

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në rundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në rundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në rundin e dytë e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në rundin e tretë do të ketë punë me bullgaren, Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.