Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet e dhunës të raportuara në Polici janë në Podujevë, Suharekë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Podujevë, 31.01.2024 – 23:43. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin seka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 26.01.2024 – 13:30. Më 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar, që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Pejë, 01.02.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë, 01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri, 01.02.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri