Arrestohet prishtinasi që kreu vjedhje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka qenë në kërkim të Policisë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, si dhe disa raste të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:20, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me veprën e cekur penale, po ashtu i njëjti dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera në lokacione të ndryshme nga vepra e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri