Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

Një shtetas ahqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Athinë. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Renis Fajzolli. Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.

Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonin me ambulancë në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njihte autorët. Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave.

Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve. Zona në të cilën ndodhi ngjarja është "arenë" përballjes mes bandave të lokaleve të natës në Athinë.

Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave. /abcnews