Shqipëria pritet të përfitojë shumë nga transferimi i Brojës në Fulham

Shqipëria pritet të përfitojë shumë nga transferimi i Armando Brojës nga Chelsea në Fulham.

Kjo pasi sulmuesi shqiptar pritet të ketë minutazhë të konsiderueshme për të luajtur tek ekipi i ri, gjë që është kushtëzuar edhe nga Chelsea në kontratën e huazimit të tij deri në fund të sezonit.

Duke luajtur vazhdimisht në Premierligë me Fulhamin, Broja mund ta arrijë formën optimale, me të cilën pastaj do të shkojë me Shqipërinë në Euro2024.

Armando Broja pati probleme me lëndim së fundmi, duke ia pamundësuar të luajë për Chelsean, e sidomos për Shqipërinë në fazën kualifikuese për Euro 2024.

Por, kalimi në Fulham i garanton atij minutazhë të madhe dhe do të jetë në gjendje të tregojë potencialin e tij të plotë.