Osmani takon Hovenierin, flasin për dialogun dhe kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Siç ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, ky ka qenë një takim i rregullt në të cilin është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, raporton Zeri.info.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit”, thuhet në njoftim .

Po ashtu bëhet e ditur se, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë. /Zëri