Kurti shkarkon këshilltarin, u pa në ndejë me zyrtarët e komunave paralele të Dragashit

Kryeministri Albin Kurti, përmes një vendimi, ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet joshumicë Edison Beqiri.

Në vendimin të cilin e ka siguruar RTK nuk bëhen të ditura arsyet.

Por burime brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Beqiri është liruar nga detyra pasi i njëjti është parë në një foto në ndërtesën në Dragash e cila dikur shërbente si komunë paralele.

Po ashtu, mësohet se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.