Naim Murseli mohon versionin që e kishte dhënë në Polici për vrasjen e Liridona Ademajt

I dyshuari se organizoi vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli ka mohuar versionin që ka dhënë fillimisht në Polici dhe e ka mohuar përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Këtë e ka bërë të ditur avokatja e Murelit, Teuta Zhinipotoku, e cila ka thënë se Murseli e ka përfunduar dëshminë në Prokurori.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në shpjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar”, ka deklaruar ajo. /BetimipërDrejtësi