Komuna e Shtimes ka marrë vendim për të subvencionuar nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se çdo çift për fëmijën e parë do të përfitojnë 100 euro shtesa, për të dytin 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500 e trenjakët 1.000 euro, raporton Zeri.info.

“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në Kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, u shpreh Aliu.

Ai the se me këto veprime synohet të ndihmohen të gjitha kategoritë shoqërore dhe në këtë mënyrë të ngrihet mirëqenia për familjet në komunën e Shtimes.

“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, tha ai. /Zëri