Nga sot në e-Kosova mund të aplikoni për provimin për patentë shoferi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga tani qytetarët mund të aplikojnë dhe ta ndajnë terminin për provimin teorik e praktik për patent shoferi në platformën e-Kosova.

Ai ka thënë se edhe fletëpagesat e nevojshme mund të kryhen në mënyrë digjitale dhe se përmes këtij projekti synohet transparenca e plotë në këtë proces, raporton Zeri.info.

“Ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shoferi për qytetarët e vendit. Ky është një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm drejt digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës”, u shpreh ndër të tjera zëvendësministri Durmishi. /Zëri