Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen gjatë shtatorit të vitit të kaluar në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur sot aktakuzë kundër dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Vrasje e rëndë në shtytje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.S., me dt.19.09.2023, në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta viktimën N.V. dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtie katër herë në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasojë e plagëve të marra ndërron jetë tani i ndjeri N.V. në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore, raporton Zeri.info.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat u vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /Zëri