Haradinaj falënderon senatoren Ernst: Iowa ka kontribuar shumë për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka takuar senatoren amerikane nga shteti i Iowës, Joni Ernst, në takimin e mbajtur në senatin amerikan në Washington.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka falënderuar senatoren Ernst për kontributin e lartë që Iowa ka dhënë për shtetin e Kosovës.

“Gjatë takimit theksova se në procesin e shtetndërtimit, shteti i Iowës ka dhënë kontribut të lartë, ndërsa mbështetja dhe kontributi personal i senatores Ernst është i skalitur në historinë tonë. Bashkëpunimi në shumë fusha, si në arsim, ekonomi dhe në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës është i një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.

“Ushtria jonë u rrit, u forcua dhe u modernizua përkrah Gardës Nacionale të Iowës, e cila ndihmoi FSK-në në rritjen, forcimin dhe modernizimin saj”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri