Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”, si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit, ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave të mëtutjeshme.

Sipas Policisë, kjo veprimtari dyshohet të jetë zhvilluar gjatë vitit 2023-2024.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit, ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar.