Stradner: Serbia po bëhet Bjellorusi

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka bërë të ditur se avokati serb, Çedomir Stojkoviq, është lejuar të hyjë në Serbi pas katër orësh ndalesë.

Lidhur me këto veprime, ajo thotë se Serbia po bëhet Bjellorusi dhe ASI-ja sipas saj e ndikuar nga Moska, është armiku më i madh i demokracisë, transmeton klankosova.tv.

”Serbia po bëhet Bjellorusi.

Pas 4 orësh ndalim, Çedomiri, i cili ka kritikuar regjimin e Vuçiqit, më në fund u lejua të hynte në vend.

Agjencia Serbe e Inteligjencës (e cila është praktikisht e ndikuar nga Moska) është armiku më i madh i demokracisë”.