Mbi 20 mijë familje pranuan ndihma sociale në dhjetor të vitit 2023

Në dhjetor të vitit 2023, 20 mijë e 379 familje kanë marrë asistencë sociale.

Ky numër sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është më i ulët se në janar dhe në shkurt të vitit 2023.

Në janar 2023 numri i familjeve që merrnin ndihma sociale ishte 22 mijë e 571, ndërsa në shkurt 22 mijë e 376.

Ndërsa komuna e cila paraprin me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica, me 1967 familje.