Abdixhiku i dhuron Abbottit një helmetë ilire si falënderim për kontibutin e dhënë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Nick Abbott.
Abdixhiku i dhuroi Abbottit një helmet ilire si shenjë falënderimi për kontibutin e tij gjatë këtyre viteve në Kosovë, raporton Zeri.info.
“E falënderova për punën e tij katër vjeçare në Kosovë. Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë. Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri