“La boksierin për reperin”, Sara Gjordeni lë pezull një lidhje jashtë?

Ish-miss Globe dhe moderatorja Sara Gjordeni aludohet se ka lënë pezull një lidhje jashtë.

Në llogarinë e saj në Instagram Sara ka një fotografi ku shfaqet duke i kapur dorën e një mashkulli në makinë.

Sara nuk i ka fshirë fotografitë e postuara në muajin qershor. Nuk dihet nëse Sara ka harruar t’i fshijë, apo është në një lidhje jashtë.

Në Prime-in e mbrëmshëm, pasi Sara u eliminua, ajo pati një biletë kthimi. Përpos kësaj, pas rihyrjes në shtëpi, dhe pas atij raporti romantik të mundshëm midis Sarës dhe Bardhit, ka pasur një vrull komentesh që Sara mund të ketë një marrëdhënie jashtë, për shkak të asaj fotografie në Instagram.

Ndërsa Ina Kollçaku, opinionistja e Fun Club, sjell në vëmendje klipin prezantues të Sarës në të cilin thotë: “Unë jam Sara Gjordeni, jam 27 vjeçe, në Big Brother po futem ‘single’. Më pas ajo vazhdon: “E shkreta unë pse e thashë këtë.”

Ndërsa Ronaldo Sharka tregon që kishte lexuar komente që thoshin: “La boksierin për reperin”.