Prishtina bëhet me revistë kulturore

Të shtunën do të promovohet revista e parë kulturore institucionale në Prishtinë.

Kjo magazinë është një botim i shtypur prej 200 faqesh, e cila do të sjellë në dritë pasurinë dhe diversitetin e botës kulturore të qytetit të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në faqet e kësaj reviste do të ketë artikuj e revista, si edhe recensione, raporton Zeri.info.

“Në faqet e kësaj reviste do të gjeni artikuj, intervista me ikonat e Prishtinës dhe recensione të ngjeshura me pasion dhe njohuri, të shkruara nga disa prej mendjeve më të ndritura në fushën tonë kulturore”, shkroi ai.

Rama u shpreh se kjo magazinë do të shpërndahet nëpër institucione publike, aeroport, si edhe në agjenci fluturimesh.

Ai e falënderon drejtoreshën e Kulturës Arta Balajn për angazhimin e saj.

“Falënderoj përzemërsisht drejtoreshën e Kulturës Arta Balaj për gjithë angazhimin e saj në krijimin e revistës, të cilën e ka bërë me përkushtim dhe shumë dashuri”, shkroi ai në postim. /Zëri