QKMF-ja ofron mbi 990 mijë shërbime shëndetësore për qytetarët e Kosovës
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka ofruar mbi 990 mijë shërbime shëndetësore, për më shumë se 240 mijë qytetarë të Kosovës, raporton Zeri.info
Komuna e Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se përpos këtyre shërbimeve qytetarëve i’u janë ofruar edhe vizita shtëpiake.
“Përveç në QKMF-së, qytetarëve iu është ofruar edhe vizita shtëpiake, ku 30,247 mijë qytetarë i kanë marrë 72,877 mijë shërbime shëndetësore”, shkruan Komuna e Vushtrrisë.
Ferit Idrizi, i pari i Vushtrrisë u shpreh se prioriteti i përbashkët që kanë me stafin mjekësorë është ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore.
“Avancimi i shërbimeve shëndetësore do të jetë prioritet i qeverisjes komunale edhe gjatë këtij viti”, tha Idrizi. /Zëri