IKSHPK-ja ka një apel për prindërit, pas rritjes së rasteve me fruth në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve të fruthit në rajonin e Evropës, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK), në një komunikatë për media, lajmëron se Kosova nuk është e rrezikuar nga kjo sëmundje.

Tutje thuhet se IKSHPK-ja bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër-epidemike

Në komunikatë IKSHPK-ja ka edhe një apel për prindërit:

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit)”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu IKSHPK-ja thotë se janë duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët, të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit. /Zëri