Si duhet të veproni në rast se ju bllokohet ndërruesi i shpejtësive?

A ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju ketë bllokuar ndërruesi i shpejtësive në veturën tuaj?

Një YouTuber ka ndarë një metodë mjaft interesante dhe tejet të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Krejt se çfarë bëri ai është se hoqi mburojën tek leva e sistemit të ndërrimit të shpejtësive dhe me çelësin e makinës së tij shtypi një buton të vogël të verdhë.

Ky buton i vogël i verdhë shërbeu në zhbllokimin e levës tek ndërruesi i shpejtësive, transmeton Telegrafi.

Siç edhe shihet në videon e tij, vlogeri arriti që me këtë metodë të zhbllokojë transmisionin e shpejtësisë te vetura e tij.