Kompania e autobusit që u aksidentua në Kroaci: Asnjë pasagjer nuk është lënduar
Kompania “Deva Tours” ka dal me një njoftim pasi autobusi i tyre i lindjës Kosovë – Gjermani, është përfshirë në një aksident trafiku në Dubrovnik.
Kompania ka treguar se pasagjerët dhe stafi i kompanisë që ishin në autobus janë mirë dhe pa lëndime, transmeton Zeri.info.
Pasagjerët tashmë kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit me një autobus tjetër.
“Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosove-Gjermani ne shtetin e Kroacisë është përfshirë ne një aksident ne Dubrovnik. Pasagjeret dhe stafi qe kane qene ne autobus janë te gjithë pa lëndime. Pasagjeret kane vazhduar udhëtimin drejt destinacionit te tyre me nje autobus tjeter. Sqarimi i rrethanave te aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e kompanisë Deva Tours.
Ndryshe, mediat kroate kanë raportuar se në aksident kanë qenë të përfshirë autobusi nga Kosova, një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një veturë me targa lokale, ku si pasojë një pasagjerë në këtë veturë ka vdekur. /Zëri