Në Big Brother VIP Albania 3 futen edhe dy banorë të rinj
Mbrëmë (e martë) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë dy banorë të rinj.
Bëhet fjalë për balerinin Graciano Tagani si dhe për prezantuesen e njohur, Erjola Doçi.
Për valltarin kjo është hyrja e dytë në një format të tillë, ndonëse kësaj radhe VIP.
Ata u shprehën të gatshëm për hyrjen në këtë reality shou duke shpresuar që do të dalin të fundit.
“Jam gati të dalë e fundit”, ishte batuta e Erjolës në oborr përpara se të hynte në shtëpi.
Më gati se kurrë”, tha Graciano në anën tjetër.
Në spektaklin e fundit nga BBVA 3 u largua kuzhinieri Alfio Rrotani.