A i njofton Instagram-i përdoruesit nëse i bëni “screenshot” story-t e tyre, mësoni nëse keni hasur në këtë “siklet”
Instagrami pa dyshim është një ndër platformat më të popullarizuara në mesin e përdoruesve për shkak të veçorive të shumta që ofron.
Mirëpo, një dilemë në të cilin hasin shumë njerëz është ajo se a njofton Instagrami përdoruesit nëse i bëni ‘screenshot’ storjet e tyre.
Për fat të mirë, Instagrami nuk do të njoftojë përdoruesit nëse i keni bërë ‘screenshot’ storjet e tyre, duke ju shpëtuar nga “sikleti” , transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se disa veçori në Instagram kanë rregulla të ndryshme.
Për shembull, nëse përpiqeni të fotografoni diçka të dërguar në Vanish Mode, personi tjetër do të njoftohet, kështu që është më mirë të jeni të kujdesshëm.
Instagrami në vitin 2018, pati testuar shkurtimisht një veçori ku i lejonte njerëzit të shihnin se kush kishte fotografuar storjen e tyre në platformë.
Nuk është e qartë nëse ata kanë ndonjë plan për ta shtuar atë në të ardhmen.