Hungaria shënon rekord të prodhimit të veturave gjatë vitit 2023
Fabrika hungareze thyen rekord, pasi ka prodhuar 177 mijë vetura vetëm në qytetin Gyor të Hungarisë të markës Audi gjatë vitit 2023.
Thyerjen e rekordit e bënë të ditur ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto.
Ai po ashtu shtoi se Mercedes është duke e zgjeruar fabrikën e tij në Kecskemet, kurse firma BMW po e ndërton selinë në Debrecen, të dy këto qytete hungareze.
“Hungaria është bërë pjesë e një klubi elitar me Kinën dhe Gjermaninë, ku të tria markat gjermane kanë një bazë të pavarur këtu”, tha Szijarto.
Përveç kësaj prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, pritet të hapë fabrikën e parë evropiane në Hungari, pas hapjes së fabrikave të mëdha kineze dhe koreane.