Gjermani thyen një rekord Guinness që mund të arrihet lehtësisht edhe nga shqiptarët
Një burrë gjerman theu rekordin botëror Guinness kur piu një filxhan kafe për 3.12 sekonda.
Organizata për regjistrimin e rekordeve njoftoi se Felix von Meibom fitoi titullin për kohën më të shpejtë të pirjes së një filxhan kafeje, derisa rekordi u thye në Frankfurt, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, Von Meibom theu rekordin e Andre Ortolf të arritur në vitin 2021.
Ndonëse kafja ishte e nxehtë dhe me avull, rekordmeni gjerman arriti që për pak sekonda ta pinte kafen.
Këtë rekord mund ta thyejnë lehtësisht edhe shqiptarët të cilët janë të apasionuar pas kafesë.