Çfarë të hani nëse keni probleme me hemorroide?
Merrni më shumë fibra! Qëndroni të hidratuar!
Kjo është këshilla e parë që iu jepet personave që vuajnë nga hemorroidet ( zgjerim i enëve të gjakut në pjesën e kanalit anal). Por, çfarë duhet konsumuar ekzaktësisht nëse vuan nga hemorroidet?
Ushqime të pasura në fibra
Fibrat janë një pjesë e rëndësishme e dietës së shëndetshme. Fibrat parandalojnë hemorroidet duke shmangur kapsllëkun. Duhet të merrni rreth 25-30 gramë fibra në ditë, që mund t’i gjeni tek ushqime si fasulet, brokoli, karota, drithërat dhe frutat e freskëta.
Thjerrëza, fasule dhe fruta të thata
Mund të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave çdo ditë nga familja e bishtajoreve. Vetëm ½ kupë bishtajore, si fasule, thjerrëza, bizele, mbulojnë ½ e sasisë së rekomanduar çdo ditë.
Rreth 20 bajame ose fistikë përmbajnë rreth 3 gramë fibra. Mund t’i përdorni fasulet dhe frutat e thata në sallatë.
Drithëra
Në vend të bukës së bardhë dhe makaronave konsumoni ushqime të prodhuara me miell drithërash, si bollgur, elb, ose miell thekre, për të rritur sasinë e fibrave të patretshme.
Frutat dhe perimet
Molla, pjeshka, patatet, kumbullat, të gjitha këto fruta dhe perime janë të pasura në flavonoide, përbërës që parandalojnë hemorroidet.
Prodhimet bimore të shumëngjyrshme, si boronicat, manaferrat, rrushi, domatet, sallata jeshile etj, janë gjithashtu të pasura në flavonoide.
Një racion me fruta përmban rreth 3-4 gramë fibra. Nga një kupë me brokoli, kungull, sallatë jeshile, spinaq mund të merrni gjithashtu 4-5 gramë fibra.
Disa fruta dhe perime kanë përveçse fibra edhe shumë ujë. Kastraveci, selinoja, specat dhe shalqiri janë më së shumti ujë – më shumë se 90%.