Dea Mishel i rikthehet ishit
Periudha prej dy vitesh në distancë duket se ka zbutur zemrat e Dea Mishel dhe ish të dashurit të saj Isli të cilët janë bashkuar përsëri,.
Pushimet e tyre të fundit në një destinacion dimëror, kanë bërë që të jenë dëshmitë që flasin për një rikthim në lidhje.
Sipas fotografive të publikuara nga Revista Bordo, çifti ka vendosur të japë një shans tjetër marrëdhënies që në të kaluarën kishte zgjatur plot pesë vjet.
Dea, e njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, është kapur nga objektivi i fotoreporterëve në krah të Islit, duke i forcuar kështu spekulimet rreth një bashkimi.
Ndërprerja e lidhjes së tyre dy vjet më parë ishte shoqëruar me deklarata nga vetë Dea se dyshimet dhe mosmarrëveshjet ishin bërë shkak për largimin e tyre.
Xhelozia ishte përmendur në veçanti, si një faktor që e kishte bërë të vështirë harmoninë në çift. /Zëri