A e dini se në Kosovë u strehua një luan? Kafsha pritet së shpejti të transportohet drejt Afrikës
Strehimorja “Pylli i Arinjve” në Prishtinë, tashmë për një kohë të gjatë është duke u kujdesur për një luan, i cili u strehua vitin e kaluar.
Luani i pagëzuar me emrin “Gjon” u shpëtua vitin e kaluar nga aktivistët e organizatës “Four Paws International”, pasi mbahej i izoluar në një restorant lokal për argëtimin e klientëve.
Siç raporton Reuters, luani Gjon pritet të transportohet drejt Afrikës së Jugut, pasi tashmë dihet që kafsha e ka origjinën nga vendet e nxehta afrikane, transmeton Telegrafi.
Strehimorja në Prishtinë, është shtëpia e 20 arinjve dhe menaxhohet nga Four Paws International, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mirëqenien e kafshëve.
Arinjtë kanë një histori të ngjashme me atë të luanit Gjon.