Pesë tendencat e modës që po i braktisim në 2024-ën
Ide të reja me të cilat do të përmirësojmë stilin në muajt në vijim
Çfarë na pret ndër tendencat e modës për vitin 2024?
Koncepti i pjesëve të modës “in” ose “out” është paksa i vjetruar. Megjithatë, sigurisht që është e vërtetë që idetë e reja dhe detajet kreative janë shumë të mirëseardhura për të përmirësuar stilin tonë personal, ndërkohë udhëzimet e vogla nga ekspertët e modës janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim.
Ndërsa ne përpiqemi t’i udhëzojmë lexuesit tanë drejt modës më të re dhe tendencave aktuale, gjithmonë ju inkurajojmë të vendosni vetë nëse dëshironi t’i shtoni ato në gardërobën tuaj.
Pra, vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cilat tendenca të reja do të veshim në 2024-ën, ndoshta edhe më interesante, të cilën do t’i bartim, transmeton Telegrafi.
Shmangim: atletet neutrale
Mbajmë: atletet me ngjyra
E ndërsa në dollapët tanë do të ketë gjithmonë vend për atlete neutrale që shkojnë me gjithçka, këtë vit nuk do të investojmë në modele “të rregullta”. Në vitin 2024, ne planifikojmë t’i bëjmë veshjet tona më të gjalla duke zgjedhur një palë atlete me ngjyra.
Shmangim: xhaketat xhins
Mbajmë: xhaketa me lesh artificial
Këtë vit, ne do të bëjmë një pushim nga xhaketat xhins, të cilat mund të duken paksa rastësore dhe jashtë modës, ndërsa në vend të tyre do të investojmë në xhaketa të modës me gëzof artificial.
Shmangim: zinxhirët me shtresa
Mbajmë: gjerdanet e rënda
Ky nuk është aspak një rregull absolut, por së fundmi kemi vënë re se po largohemi nga zinxhirët e hollë, duke kërkuar stile më masive dhe ekspresive që i shtojnë seriozitetin kombinimeve të thjeshta.
Shmangim: çantat e shpatullave
Mbajmë: çanta me një dorezë të shkurtër të sipërme
Këtë vit, ne planifikojmë të investojmë në një çantë të fortë me përmasa mesatare që ka atë detaj të veçantë dhe të vjetër – një dorezë të shkurtër sipër.Shmangim: xhufkat
Mbajmë: harqe
Edhe pse skajet janë parë në pistat për pranverë/verë 2024, për ne, dashuria për harkun e kudogjendur do të vazhdojë edhe në muajt në vijim. Ato japin një dozë elegante dhe romancë franceze që na mungon shpesh në veshjet e përditshme.