Infektologu flet për gripin sezonal, thotë se në mesin tonë ka ende COVID

Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasojë e gripozave të sezonit dimëror.

Infektologu Ilir Tolaj tha për RTK-në se është e natyrshme që tani kemi viruse të ndryshme.

Ai tha se janë disa lloje të viruseve dhe ka COVID.

Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e COVID-19 ose edhe viruse të tjera.

Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoren shumë antibiotikët.

“Me antibiotikë nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj.”, theksoi ai.