Dieta e shpejtë për këndellje nga ushqimi i festave
Sa për shkak të traditës, sa për shkak të festave të dimrit dhe të pushimeve vjetore, jemi mësuar t’i barazojnë ditët e festave me një kulturë të ngrënies së tepërt, madje të atyre artikujve të cilët nuk i hamë shpesh apo fare gjatë vitit
Kilogramët të cilët në atë mënyrë i grumbullojmë nuk janë aq të rrezikshëm siç duket në shikim të parë, sepse pikërisht për shkak që i kemi grumbulluar aq shpejt, mundemi relativisht shpejt t’i eliminojmë.
Është e nevojshme t’i kushtohet kujdes marrjes së grumbullit të artikujve të cilët me veprimin e tyre antioksidativ ndikojnë në shëndetin e organizmit tonë, në pastrimin e toksinave të cilat grumbullohet në trup, etj.
Xhenxhefili dhe limoni
Xhenxhefili është artikull i cili kohëve të fundit ka marrë popullaritet për shkak të cilësive të tij shëruese, mirëpo është ideal edhe në luftën kundër nxjerrjes jashtë të toksinës së grumbulluar në trup. Në kombinim me limonin e shkrirë në ujë të zakonshëm pa gaz, do t’ju këndellë dhe do të forcojë imunitetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Çaji i gjelbër
Është një ndër pijet magjike, e cila përshpejton metabolizmin tuaj. Përmban cilësi të shumta për forcim të sistemit të imunitetit.
Kefiri
Është probiotik i shkëlqyeshëm dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme dhe të problemeve me lukthin dhe zorrët. Me konsumimin e rregullt të kësaj pijeje magjike do të forconi imunitetin dhe do ta pastroni organizmin nga toksina e grumbulluar.
Supat e lehta
Pos që janë të shëndetshme dhe plot përbërës të ndryshëm idealë për shëndetin e organizmit, me supa shtojmë edhe marrjen e lëngjeve, gjë që ka shumë rëndësi te pastrimi i organizmit nga toksina, sepse në atë mënyrë u mundësojmë materieve të dëmshme që sa më parë të tajiten nga organizmi.