Edona James: Operacioni për ndërrimin e gjinisë ishte 50/50 siguri për të jetuar, por nuk jam frikësuar

Transgjinorja Edona James ka qenë kryefjala e mbrëmjes së premte në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi ajo rrëfeu historinë e saj të vështirë të familjes, ndërrimin e gjinisë dhe për mënyrën se si u rrit mes vështirësive me një nënë të ndarë nga burri dhe një njerk që nuk e donte.

Gjatë rrëfimit të saj, bukuroshja nga Suhareka është shprehur se ka qenë e lumtur që e ka ndërruar gjininë.

Lexo po ashtuRrëfimi drithërues i Edona James në BBVK: Me shanin dhe me kërcënonin se do të me digjnin për së gjalli

Ajo është shprehur se ka qenë operacion i rëndë që i është nënshtruar për të ndërruar gjininë, dhe që sigurisht ka pasur rreziqet e veta.

“E kam ditur se operacionin që e kam bërë për të ndërruar gjininë ka qenë 50 me 50 për jetë. Kam thënë edhe me vdek e di se për çfarë po e bëjë, po e bëjë për jetën time”, tha Edona.

“Por po e bëj për atë se çfarë dua të jem. E kam ditur se për çfarë bëj dhe jam e lumtur”, tha Edona.

E si befasi mbrëmjen e spektaklit, për vizitë i shkoi kunata bashkë me dy nipërit e saj, duke i dhënë motiv që të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova. /telegrafi