Arrestohet Bekim Neziri

Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Neziri është arrestuar me tre persona të tjerë, si të dyshuar për përfshirje në incidentin në M-NAV.

Mediumi “Klan Macedonia” raporton se Neziri, kryetar i BDI-së në Çair, dyshohet se ka lejuar që të futen persona brenda M-NAV, të cilët më pas kanë sulmuar punëtorët aty. 

“Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burg.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Ndërkohë, raportohet se në kërkim janë edhe katër persona të tjerë.