Kurti: Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministren e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

Kryeministri ironizoi pak duke e uruar liberalizimin e vizave “për herë të fundit”.

“Të gjithë qytetarëve edhe një herë urime Viti i Ri e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave. Ju faleminderit e gëzuar!”, tha ai.