Mexhiti: Numër dyshifror i ilaçeve të reja në listën pozitive shumë shpejtë

Numër dyshifror të ilaçeve të reja në listën pozitive shumë shpejtë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet, pas brifingut me gazetarë.

Ministri tha se ishte bërë shumë mund për punësim të përhershëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët pas disa viteve janë angazhuar me punë në shëndetësi. Ai shtoi se kjo mbetet nën shenjën pikëpyetje edhe disa ditë, deri të premten, kur do të jetë përgjigjja përfundimtare. Numrat ishin harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe Fondin e Shëndetësisë, por, ishte i nevojshëm edhe një takim për vendim definitiv.

Në lidhje me ajrin e ndotur, ai tha se si kudo në botë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për masa parandaluese ndërsa nga viti i ardhshëm, përsëriti se me shumë dinamikë do të fillohet edhe me masa rigoroze, bashkë me ministri dhe institucione të tjera.

“Do të ketë masa rigoroze edhe për ndotësit. Duhet të angazhohemi drejt asaj karte të gjelbër dhe ekologjike”, theksoi Mexhiti.

Ministri u përgjigj se është identifikuar personi, që, sipas fotografive në rrjetet sociale, pi cigare në një institucion shëndetësor në vendin e punës.

“Rreptë do të sanksionohet sipas ligjit. Do të pezullohet nga vendi i punës, do të formohet komision disiplinor, do të merren të gjitha masat në përputhje me ligjin për kujdesin shëndetësor”, nënvizoi Mexhiti, duke bërë të ditur se pas Vitit të Ri do të ketë kontrolle të rrepta, do të futet në çdo institucion, për të treguar, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Por, ai bëri thirrje edhe që të ndryshohen shprehitë, të respektohen ligjet dhe të raportohen parregullsi të tilla.

“Duhet të ndikohet në mënyrë parandaluese, sidomos kur bëhet fjalë për duhanin, sepse me këtë, përveç kujdesit për shëndetin e vet dhe të tjerëve, ndikon edhe se sa i kushtojnë shtetit sëmundjet që preken nga duhani”, theksoi ministri.

Sipas tij, pirja e duhanit nuk është varësi, por shprehi e keqe. Paralajmëroi sanksione të rrepta, veçanërisht për punonjësit shëndetësorë të cilët nuk do ta respektojnë ligjin. Por, para se të dënohet, do të alarmohet për dëmin nga pirja e duhanit, nuk do të ketë shpëtim.