Haradinaj kujton komandantin Lulzim Morina: Ndihemi krenarë me kontributin e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandantin Lulzim Morina, i njohur edhe si “Komandant Luli”, në 23-vjetorin e rënies së tij.

Ai tha se “komandant Luli” shquhej për heroizmin e rrallë dhe që me vendosmëri luftoi për çlirimin e vendit, raporton Zeri.info.

“Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, bashkë me luftëtarë dhe kolegë, shprehëm nderimin tonë në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

Lulzim Morina, i njohur si “Komandant Luli”, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta.

Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit.

Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Zëri