Andre Breitenreiter mohon lidhjet për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës

Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter ka mohuar lidhjet që e lidhin atë për të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar vetë Breitenreiteri permes gazetarit kosovar, Arlind Sadiku.

Kohëve të fundit është raportuar shumë se trajneri gjerman do të emërohet selektor i Kosovës. Dhe për këtë çështje ka folur vetë gjermani, duke thënë se ka asnjë kontakt nga FFK-ja.

“Nuk ka asnjë kontakt me Federatën zyrtare të futbollit të Kosovës. Unë kurrë nuk i komentoj spekulimet. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ka thënë Breitenreiteri për Sadikun.

Kosova është pa selektor që nga fundi i muajit nëntor dhe deri më tani kandidatët e mundshëm për të marrë postin e selektorit të “Dardanëve” janë: Tahir Batatina, Ilir Daja, teksa ishte dhe trajneri spanjoll Robert Morena, mirëpo ky i treti u zyrtariua tek ekipi rus FC Sochi. /Zëri