Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi në mungesë të kuorumit
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, pas mungesës së kuorumit, kjo pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.
Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022, si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdojë.
“Nuk kalon rendi i ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit të ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala. /EO