Pesë pyetjet që nuk duhet t’i bëni në takimin e parë

Ndër këshillat për takimet e para në rrjetet sociale, në disa video të shpërndara janë edhe pyetjet që nuk duhet t’i bëni.

Vajzat në TikTok shpesh ndajnë këshilla për takime dhe në këtë rrjet hashtagu “dating tips” (“këshilla për takime”) ka mbledhur disa miliona shikime.

Kështu, në një sërë videosh, bien në sy ato në të cilat rendisin se çfarë nuk duhet bërë në takimin e parë me partnerin e mundshëm dhe sidomos çfarë nuk duhet t’i pyetni femrat.

Në vijim janë disa nga pyetjet që nuk duhen bërë:

Mos bëni asnjë pyetje që ka për përgjigje një numër – Kjo përfshin moshën, sa qira paguajnë dhe sa kohë kanë qenë në punën e tyre aktuale. Mos pyet sa para fiton, sa shpesh shkon në palestër, apo sa fëmijë mund të dëshirojë një ditë. Nuk është e nevojshme të kuantifikohet asgjë në takimin e parë.

Mos pyetni pse është i/e apasionuar pas gjërave që do – Nëse nuk e kuptoni këndvështrimin, pyetja vetëm do ta theksojë pabarazinë. Në vend të kësaj, përqendrohuni në atë që keni të përbashkët. Pasi të njiheni më mirë me njëri-tjetrin, do të jetë më e lehtë të shpjegoni këndvështrimin tuaj.

Mos pyetni për përvojat e tyre të fundit në takime –  Asgjë nuk është më e vështirë në takimin e parë sesa t’i përgjigjesh pyetjes: “Kur ishte takimi juaj i fundit?”. Ju vetëm mund ta bëni palën tjetër të mos ndihet rehat.

Mos pyetni asgjë për lidhjet e kaluara – “Sa ka zgjatur lidhja juaj më e gjatë?” ose “A keni dalë ndonjëherë më ndonjë më të ri/më të moshuar?” – nuk është koha për t’i bërë këto pyetje që në takimin e parë.

Mos pyetni për arsimimin – Pyetje të tilla do të bëjnë të duket sikur jeni duke intervistuar për një punë dhe në të njëjtën kohë po përpiqeni të përcaktoni vlerën e palës tjetër në varësi të nivelit të arsimimit ose asaj që bëjnë prindërit e tyre.