Familja Zhara nga Peja kërkon ndihmë për transplantim të veshkës së të birit dy-vjeçar

Leart Zhara, dyvjeçar nga Peja është diagnostikuar me “Insufficienca  Renalis  Chronica – Ren Policisticum”.

Kjo sëmundje kërkon trajtim jashtë vendit, për transplantim të veshkës.

Familja Zhara nga Peja kërkon ndihmën e bamirësve në mënyrë që t’i sigurojë mjetet financiare – 32 mijë euro.

“Për ne si familje kjo shumë është e papërballueshme. Lusim të gjithë ata që kanë mundësi të na ndihmojnë ta shpëtojmë jetën e Leartit të vogël. Gjendja e Leartit është rënduar. Ju lutem është urgjente”, është apeli i familjes Zhara.

Nr e telefonit: 044793179  dhe   049167126