Qeveria i druhet migrimit, themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet pas liberalizimit të vizave
Qeveria e ka miratuar një vendim për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit, pas liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, të mbledhë dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e Zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante, me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se “ky mekanizëm themelohet me një përbërje ndërinstitucionale”.