Kush janë më të klikuarit e vitit në Google?
2023 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për ekranin e kinemasë, por po ashtu për motorin e kërkimit në Google.
Barbie dhe Oppenheimer kanë qenë filmat më të kërkuar në Google për këtë vit, ndërsa nga futbollistët renditen Kylian Mbappe dhe Harry Kane, nga bota e muzikës vendin e parë e mban Shakira, kjo edhe për shkak të historisë së saj të divorcit.
Rezultatet bazohen në kërkimet më të larta për këtë vit, krahasuar edhe me vitin e shkuar. Padyshim, nëse flasim për filmat, më e klikuar është Barbie dhe pas saj, Oppenheimer.
Ndërkohë Shakira mbetet më e kërkuara, për shkak të këngës me të cilën e nisi këtë vit, duke publikuar në janar këngën dedikuar ish-bashkëshortit Gerard Pique, me të cilën vendosi edhe rekord në Youtube, si hiti në Amerikën Latine.
Më pas, u lakua edhe për gjyqin me të cilin po përballet për evazion fiskal. Mathew Perry është një tjetër emër që është përfolur, sidomos nga tetori deri më sot, që kur 54-vjeçari u nda nga jeta papritur.