Abdixhiku për vizitë dy ditore në PE: E ardhmja jonë është Evropa
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot e ka nisur një vizitë dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ka pohuar se vizitën e nisi me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjve dhe dritave të Krishlindjes, organizuar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Atë e falënderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”.
“Në këtë vizitë, isha pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së; grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian. Aty takova dhe Kryetarin e EPP-së, z. Manfred Ëeber; të cilin e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj”, ka thënë Abdixhiku.
Ndër tjera, ai ka shtuar se në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, ishte pjesëmarrës në debatin e organizuar në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael.
” Në panel, prezantova pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi sigurinë tonë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve. E ardhmja jonë është Evropa”./klankosova