Skenderaj: 55-vjeçarit i konfiskohet pushka, sulmoi fizikisht një person

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në përplasje fizike mes dy personave.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se si pasojë një burrë 55-vjeçar në Skenderaj, e ka sulmuar fizikisht një person ku me këtë rast, viktima ka marrë tretman mjekësor.

Menjëherë është aktivizuar edhe policia, e cila ia ka konfiskuar të dyshuarit një pushkë me 20 fishekë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor ”, thuhet në njoftimin e Policisë.