Krijuesi i Wikipeadia: ChatGPT është vegël e tmerrshme e inteligjencës artificiale

Krijuesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales, ka shpjeguar pse mendon se faza e hershme e veglës së AI ChatGPT është e tmerrshme, shkruan euronews.

ChatGPT është një produkt i kompanisë amerikane OpenAI që është bërë shumë popullor, dhe për të cilin Wales theksoi se bën “rrëmujë” kur përdoret për mesazhe.

Sipas tij, teksti i Wikipedia-s i shkruar duke përdorur ChatGPT është i tmerrshëm dhe aspak i dobishëm.

Edhe pse ai beson se është e mundur që inteligjenca artificiale t’i kalojë njerëzit në të ardhmen e largët, ai beson se ka më shumë gjasa që ajo të vazhdojë të mbështesë aktivitetet intelektuale të njerëzve.

Wales nuk përjashtoi përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për Wikipedia. Ai theksoi gjetjen e gabimeve në tekste si një nga funksionet e mundshme të inteligjencës artificiale për Wikipedia.

Ai njoftoi se do të shqyrtojë që Wikipedia të përdor një vegël të inteligjencës artificiale me burim të hapur, pasi do të ishte në përputhje me parimet e kësaj enciklopedie në internet.

Megjithatë, ai ka theksuar se aktualisht nuk është duke bërë asgjë për këtë çështje. Për të është një vendim që nuk mund të merret lehtë, pasi siç tha ai, i gjithë biznesi i tij mund të rrezikohet. /Telegrafi