Shkon në 99 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë operacioneve tokësore në Gaza

Izraeli deklaroi se katër ushtarë të tjerë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Gazës.

Ushtria izraelite thotë se 99 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i operacioneve të mëdha tokësore në enklavë më 31 tetor, shkruan Al Jazeera.

Prej tyre, të paktën 27 trupa janë vrarë që nga një pauzë disaditore e luftimeve që përfundoi javën e kaluar.

Ndërkaq, ushtria amerikane do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë 106.5 milionë dollarë, pasi administrata Biden përdori autoritetin e saj të emergjencës.

Kjo vjen pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit. /abcnews